Strukturimi i një storjeje të orientuar në zgjidhje

Në zemrën e saj, gazetaria e orientuar në zgjidhje është gazetari e mirë. Thënë kështu, tregimet e orientuara në zgjidhje shpesh strukturohen ndryshe. Ky ndyshim është i mjaftueshëm për të frikësuar gazetarët tradicionalë. Në këtë pjesë, ne vërejmë katër lloje të strukturave të tregimeve të orientuara në zgjidhje; një që eksploron një devijant pozitiv, një që shpjegon një ide të re dhe të madhe, atë që diskuton një eksperiment në progres dhe një që eksploron se si është transformuar një vendndodhje.

illustration of magnifying glass magnifying a plus sign
Devijant Pozitiv

Si u përgjigj Rochester ndaj problemit të tij helmues”, i cili u shfaq në serinë "Neglizhimi toksik" i Cleveland Plain Dealer's në tetor të vitit 2015, eksploron një "devijant pozitiv"; Rochester, New York. Tregimet devijuese pozitive, përfshirë këtë, shpesh paraqesin një përbërës sekret. Në këtë rast, autorët Rachel Dissell dhe Brie Zeltner thonë; "Ajo që ndan qasjen e Rochester nga qytete të tjera që luftojnë helmimin nga plumi në fëmijëri është e thjeshtë: Qyteti vendos të fillojë të kërkojë plumba në shtëpitë me qira, më parë se të pres deri sa ndonjë fëmijë të helmohet." Tregimigjithashtu mbështetet në të dhëna që tregojnësuksesin e Rochester, një tjetër gur-themeli i këtij lloji të gazetarisë.

illustration ofr light bulb
Ide e madhe e re

Për disa, kujdesi para lindjes është çështje e komunitetit” sfidon nocionet tradicionale të kujdesit para lindjes. Kjo pjesë multimediale, e cila u botua në serinë " Muaji i nëntë" në Radion Publike International, gjurmon një program grupor para lindjes të quajtur Cetering Pregnancy. Është e shkruar nga Shuka Kalantari. Si me shumë pjesë të orientuara drejt zgjidhjeve që eksplorojnë ide të mëdha inovative. Kalantari hapet me një shije të asaj që ofron programi. Ajo mbështetet në problemin ekzistues ( në këtë rast, depresioni në mesin e grave shtatzëna, emigrante nga Amerika Latine në Kaliforni) dhe si ky program ndohmon adresimin e këtyre çështjeve.

illustration of pad and pencil
Eksperimentoni në progres

Ndonjëherë, reporterët kanë mundësi të mbulojnë një program që i ka të mirat dhe të këqijat e qarta. Në këtë rast “Më pak ligjërata, më shumë veprim: Qasje e re në klasën e vendosjes së përparuar” që paraqitet në The Seattle Tmes' në serialin e "Education Lab" në mars të 2014-tës. Autorja, Linda Shaw, reklamon kronikat e një stili të ri të mësimit të klasave të përparuara në shkolla të mesme të larta- konkretisht, ajo që favorizon punon në grup dhe debatet për ligjërata të drejta. Eksperimenti është ende në zhvillim dhe rezultatet e deritanishme janë të përziera. Ajo është e vetëdijshme për limitimet e idesë, por nuk ikën nga premtimi që mban. Në krahasim me strukturën e "idesë së madhe të re", ky lloj i tregimit zakonisht ka pak më shumë të dhëna nga dëshmia pas saj.

illustration of globe
Transformimi i vendndodhjes

Në gusht 2014, Kaiser Health Neës dhe NPR kanë publikuar “Wrestling With A Texas County’s Mental Health System”, shkrim i cili shpjegon se si qarku Bexar në Texas ka ndryshuar qasjen ndaj sëmundjeve mendore. Autor i shkrimit te KHN-së është Jenny Gold. Problemi është fokusi kryesor i pjesës së parë të shkrimit, me disa vija që sinjalizojnë që situata është përmirësuar në masë të madhe. Gold shpjegon që ndryshimi më i madh që Bexar ka ndërmarrë është se departamentet e ndryshme në qytet kanë mbledhur buxhetet e tyre së bashku për të ndërtuar një “qendër restaurimi”. Ajo vazhdon të na tregojë se si qendrafunksionon, mësimet që i ofron, dhe limitet të cilat i ka. Vendet e nënvizuara në këtë storie mund të kenë apo të mos kenë “devijues pozitiv” në përgjithësi, mirëpo gjithsesi ofrojnë mësime të rëndësishme.

“Thuani vetes, ‘Në rregull, dua të shkruaj për një përpjekje me të vërtetë interesante dhe kreative për të zgjidhur një problem.’ Pasi ta quani një përpjekje si kreative, atëherë nuk do ta ndjeni vetën të bllokuar duke kërkuar vetëm lajme të mira. Sepse pastaj mund t’i thuani vetës se qëllimi i asaj se çfarë dua të bëj është t’u tregoj njerëzve ‘këtu është dikush që është munduar ta zgjidh një problem në një mënyrë intriguese dhe jam këtu për t’ju treguar çfarë po funksionon dhe çfarë jo.’ Dhe pastaj do të ndjeheni më të hapur për të mësuar rreth projektit në thellësi, duke përfshirë të metat, sukseset dhe dështimet. Përderisa e bëni këtë dhe siguroheni që gërmoni dhe mësoni se cilat janë pengesat dhe t’i raportoni, njerëzve do ju duket e besueshme. Janë copat e fryra të cilat vetëm thonë se kjo është gjëja më e madhe prerjes së bukës dhe se nuk ka ndonjë problem – kjo është ajo që i bën njerëzit të mos u besojnë atyre”

Meg Kissinger portrait
Meg Kissinger
Milwaukee Journal Sentinel