Paraqitja e temës

Shumë njerëz që dëshirojnë të inkuadrohen në gazetari që ofron zgjidhje, nuk janë të sigurt se ku të fillojnë. Siç kemi treguar më lart, kjo është pjesërisht për shkak që problemet janë më të lehta për t’u parë sesa zgjidhjet. Nuk është aq sfiduese të gjesh shembuj të problemeve të përhapura. Por mund të duhet kohë dhe përpjekje për të gjetur vende, njerëz dhe nisma që janë duke adresuar në mënyrë efektive këto probleme. 

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se nuk ka zgjidhje. Thjesht duhet të riorientohemi në atë se si e shohim botën dhe t’i kushtojmë më shumë vëmendje zgjidhjeve interesante. Këtu janë disa sugjerime se ku t'i gjeni ato:

Shkrime akademike të shikuara nga kolegët 

Gjykimet e kontrolluara të rastit (RCT), studimet e rasteve dhe rishikimet e literaturës mund të ndihmojnë në sipërfaqësimin e asaj se çka funksionon në sfera të ndryshme. Google Scholar është një vend i mirë për të filluar. Shkruajni disa fjalë kyçe (p.sh., shëndeti dental, emigrantët në Misuri) dhe konsideroni ngushtimin e periudhës kohore në të cilën shikoni. Edhe leximi i disa përmbledhjeve mund t'ju japë një sens kuptimi të mendimit të ri në një fushë. 

Ekspertët akademikë

Nëse keni mundësi, provoni të kontaktoni autorët e shkrimeve akademike të cilat janë relevante për ju- zakonisht nuk është vështirë t’i gjeni informatat kontaktuese pasi që ato gjinden në faqe të internetit të institucioneve përkatëse. 

Të dhënat e gjera

Të dhënat (p.sh Raporti Global i Barrës së Sëmundjeve) mund të ndihmojnë në identifikimin e nismave dhe institucioneve që janë më të suksesshmit në trajtimin e problemeve të zakonshme. A po ndodh diçka në një nga këto vende që mund të riprodhohet diku tjetër? Kjo njihet si qasja gazetareske “devijimi pozitiv”. 

Njerëzit e përfshirë në implementim

Një dallim midis gazetarisë që ofron zgjidhje dhe gazetarisë tradicionale është përqendrimi te"si". Storiet e mira që ofrojnë zgjidhje jo vetëm raportojnë për atë që ndodh, por edhe për detajet se si u arrit diçka. Për këtë arsye, shpesh është e dobishme të flasësh me njerëz të përfshirë në zbatimin e drejtpërdrejtë të një ideje. Për shembull, dikush që shkruan për një inovacion brenda një çerdheje është e rëndësishme të flisni me edukatorët që e kanë parë procesin e implementimit të inovacionit. Pasi që subjektet kanë interes që të shfaqin suksesin, ju duhet të jeni më skeptikë se zakonisht gjatë bisedave me ta.

Rrjetet e inovatorëve

Grupet si Ashoka, The Aspen Institute, Echoing Green, The Skoll Foundation, The Schwab Foundation, dhe TED kanë verifikuar me mijëra sipërmarrës dhe inovatorë. Personat brenda rrjeteve të tyre mund të jenë burime të mira për storie që ofrojnë zgjidhje. Shumë prej këtyre rrjeteve mbajnë konferenca për ndryshime shoqërore, vende të cilat ju ofrojnë mundësi për të takuar njerëz që janë pjesë e kësaj liste.

Zyrtarë të programeve në fondacione

Fondacionet e kanë për detyrë verifikimin e ideve. Me kalimin e kohës, shumë zyrtarë të programeve kanë zhvilluar një kuptim të thellë të fushave të tyre. Për shkak se zyrtarë e fondacioneve kanë tendencë të ekzagjerojnë projektet e financuara nga ta, mund të jetë më e dobishme t'i pyesni ata për programet që ata nuk i financojnë vetë.

Ekspertiza juaj

Nëse ju tërheq një temë specifike, atëherë krijoni një rrjet të kontakteve. Ata mund t'ju tregojnë për zgjidhje inovative që janë në proces dhe ju prezantojnë me njerëzit që qëndrojnë pas tyre.

Lëshoja pasqyrën vetes

Nëse jeni duke hasur në probleme në gjetjen e mundësive në qytetin tuaj pas shkollimit, ka shumë mundësi që të tjerët kanë të njëjtin problem. A ka qytete që kanë reaguar ndaj këtij problem? Gazetaria që ofron zgjidhje nuk ka të bëjë vetëm me problemet që disa njerëz në një vend të largët ballafaqohen, mirëpo ka të bëj me probleme me të cilat ballafaqohemi të gjithë ne- duke përfshirë edhe gazetarët. Disa nga storiet që ofrojnë zgjidhje më të suksesshme janë ato që bazohen në eksperienca personale.

Kush po e bën këtë më mirë?

Kjo pyetje shpesh ndihmon në identifikimin e zgjidhjeve më të përshtatshme. Imagjinoni sikur jeni duke biseduar me një ekspert në fushën e shëndetit mendor, dhe biseda shkon drejt trajtimit të dobët të shëndetit mendor në shtetin tuaj. Kjo pyetje mund të drejtojë bisedën në një kahje të re.

“Unë mendoj se kush mund të dijë për përpjekje kreative në zgjidhjen e problemeve në qytetin tim. Një gjë që mund ta bëni është të shkoni në fondacione/organizata lokale dhe t’i pyetni ata. Një gjë tjetër është të mendoni rreth temave të veçanta që ju interesojnë. Pastaj, kontaktoni personat që janë të përfshirë në atë fushë dhe pyetni se kush është duke u munduar ta zgjidh problemin.”

Daniel Zwerdling
Daniel Zwerdling
NPR