Hapat në krijimin e artikujve që ofrojnë zgjidhje
- Identifiko një çështje apo pyetje që të preokupon (p.sh. ndryshimet klimatike, siguria publike, shkalla e ulët e diplomimit).
- Pyete veten: Çfarë po mungon në diskursin publik? A ka mungesë të vetëdijes për problemin? A ka njohuri deri dikund, por mungon mllefi rreth çështjes në fjalë? Nëse është ashtu, atëherë gazetaria tradicionale që ekspozon problemin, mund të jetë rruga më e duhur. Mirëpo, nëse në pjesët e diskursit të munguar publik pëfshihen pyetje si “Çfarë mund të bëhet rreth kësaj çështjeje? Kush po bën punë më të mirë rreth kësaj çështjeje?”, atëherë kjo storie mund të jetë kandidat i mirë për të qenë pjesë e gazetarisë që ofron zgjidhje.
- Filloni të gjeni kandidatët për storie gazetarie që ofrojnë zgjidhje. A ka vende që kanë bërë vazhdimisht më mirë se mesatarja? A ka ndonjë përgjigje të dukshme për problemin? Për t’ju udhëzuar, shihni këshillat tona në pjesën, “Si ta gjej një storie që ofron zgjidhje”.
- Gjeni një storie duke përdorur kriteret e gazetarisë së vjetër. Ju mund të përdorni Pesë Kriteret tona dhe pjesën "Si mund të bëj një storie që ofron zgjidhje?" Këto ndihmojnë të mbani mend pyetjet e mëposhtme: a ka prova të suksesit? A është prova e besueshme? A ka mësime të nxjerra nga të cilat mund të përfitojnë edhe të tjerët? Nëse storia është jashtë komunitetit tuaj, a mund t'i jepni asaj rëndësi lokale duke e përshtatur atë si diçka që duhet të dijë komuniteti juaj?
- Raportojeni storien. Përdorni burimet tona, "Si mund të bëj një intervistë që ofron zgjidhje?" Dhe "Si ta strukturoj një artikull që ofron zgjidhje?" Nëse ka përgjigje të ndryshme, tema mund të jetë kandidat për një seri më të gjatë në lidhje me problemin që po trajtoni.
- Në një fazë gjatë këtij procesi, ju do të duhet të jeni në kontakt me një redaktor. Nëse punoni në një redaksi, me siguri do t'i zhvilloni këto ide me një redaktor. Nëse jeni i pavarur, shihni burimin tonë, "Si mund të përzgjedh një storie që ofron zgjidhje?"
- Pasi të publikohet storia juaj, do të doni të mendoni për promovimin e saj dhe angazhimin me lexuesit/dëgjuesit/shikuesit tuaj.
MERRNI SHËNIM!
Këto hapa mund të jenë të renditura ndryshe varësisht prej mënyrës se si merrni informacione. Ju mund të dëgjoni së pari për një zgjidhje premtuese dhe vetëm atëherë të zbuloni shtrirjen e problemit themelor. Ju mund të dëgjoni për një qytet/qark që po i reziston një trendi të veçantë, dhe pastaj të mësoni se si ata e bënë atë. Ose, si në diagram, së pari dëgjoni për një problem dhe pastaj filloni të gërmoni një zgjidhje ekzistuese. Poashtu, ju mund të bisedoni me redaktorin tuaj shumë më herët gjatë këtij procesi se sa ajo që ne sugjeruam.