Sjellja e përqëndrimit në zgjidhje nën ritmin tuaj

Nëse jeni reporter i specializuar, këtu janë disa mënyra si të sillni fokusin e zgjidhjeve në punët e përditshme:

 

Mbuloni një program lokal.

 

Siç u përmend më herët, një tregim që orienton në zgjidhje është mënyrë e mirë për t’i kapur lexuesit që anashkalojnë një raport më tradicional për një çështje "tepër dëshpëruese", si keqpërdorimi me armë. Sigurohuni të intervistoni një larmi njerëzish. Greg Barnes në Fayetteville Observer e përdori këtë qasje kur hulumtoi sesi programi Georgia’s “Second Chance” ndihmoi adoleshentët e dhunshëm dhe i shpëtoi shtetit 4 milionë dollarë në tri vjet. Çelësi në këto histori është përqendrimi i modelit që programi lokal përdor, sesa vetë programi. Kjo ndihmon që të tingëllojë më pak si pjesë e marrëdhënieve me publikun.

 

Lokalizoni zgjidhjen nga diku tjetër

 

Kjo përfshin ndryshimin e përkufizimit të "lajmeve lokale" nga diçka që ka ndodhur në qytetin tuaj, në diçka që është rëdësishme në qytetin tuaj. Meg Kissinger, reportere me Milkwaukee Journal-Sentinel, krahasoi sistemin e dështuar të shëndetit mendor në qytetin e saj me programet inovative të zbatimit të ligjit në Houston’s.

 

Krahaso dy raste.

 

Nëse diçka ka dështuar në një vend dhe pati sukses në një tjetër, çfarë e bëri ndryshimin? Keegan Kyle në Orange Country Register hulumtoi përpjekjet e dështuara të Santa Ana për t’u përballur me prostitucion. Pastaj krahasoi rekordin e Santa Ana-s me një strategji të suksesshme afër Anaheimit. Çfarë llogaritet si ndyshim? Si mund t mësonte Sante Ana nga e gjithë kjo?

 

Trajtoni tregimet e orientuara në zgjidhje si nekrologji

 

New York Times ka qindra nekrologji të shkruara paraprakisht. Kur një person i famshëm vdes, ata i shtojnë disa paragrafë dhe mund t’i botojnë shpejt. Në mënyrë të ngjashme, ka shumë storje interesante që orientojnë në zgjidhje që mund të hulumtohen paraprakisht. Dhe pastaj kur dalin raportet e papunësisë, për shembull, ju mund të publikoni shpejt diçka rreth pesë kompanive amerikane që me sukses po merren me fuqinë punëtore për ndyshim global.

“Duhet të mbani tension në storje që t'i mbani lexuesit e interesuar. Kështu që nuk do t'u tregoni gjithçka në krye të tregimit. Ju i zbuloni ato gjatë rrugës; "Atëherë, ata e bënë këtë, ata e bënë atë." Jam shumë në favor për të vendosur fytyrate njerëzve në këto sfida. Gjithmonë përpiqem të tregoj histori përmes njerëzve, por duke përdorur numrat për t'i mbështetur të gjitha.”

Meg Kissinger portrait
Meg Kissinger
Milwaukee Journal Sentinel