Përfundimi i gazetarisë që ofron zgjidhje në kohë

Gazetare kontribuuese e ftuar

Lane Anderson portrait
Lane Anderson

Lane Anderson është gazetare me qendër në New York dhe Ligjëruese e Lartë e Shkrimit në Universitetin e New York. Ajo ka mbuluar gjerësisht çështjet e drejtësisë sociale dhe varfërisë, ka marrë çmime të shumta të SPJ-së dhe një bursë për gazetaeri shëndetësore nga shkolla e gazetarisë USC Anneberg.

Bërja e gazetarisë që ofron zgjidhje si reporter me tempo të rregullt të afateve javore mund të duket marramendëse- por lentja e zgjidhjes në të vërtetë mund të ndihmojë në kornizimin dhe shkruarjen e pjesëve të shkurtra shpejt. Këtu janë disa metoda të Sojos të futura në raportimin tuaj të rregullt, 800 fjalë ose më pak.

1
Një studim i mirë—veçanërisht nëse është afatgjatë dhe i sigurt, me zgjidhje të gjetura me kalimin e kohës, mund t'ju japë bazën për histori të shpejtë dhe të besueshme.

E bukura e studimeve, veçanërisht kur janë të botuara dhe shqyrtuar me krahasuesit, është se verifikimi është bërë për ju nga profesionistët. Hulumtuesit zakonisht janë të lumtur për të marrë fjalën në lidhje me gjetjet e tyre dhe relativisht lehtë për t'u arritur dhe intervistuar, dhe janë të këqij në marrjen e fjalës vetë për publikun. Intervistimi i studiuesve të tjerë në të njëjtën hapësirë, ose që kanë botuar gjetje të ndryshme, mund të përmbledhin ngjarjen. Raportimi për studime me reputacion, si ky, mund të jetë fitore për të gjitha palët, përfshirë publikun për leximin i cili nuk rregullon shpesh çështjet e hapura të JAMA-s.

2
Jo-fitimprurësit janë në biznesin e zgjidhjeve, por raportimi mbi to mund të ndjehet shumë i butë, ose të lexohet si PR.

Nuk ka përse. Histora e ndërtuar rreth punës së një çifti jofitimprurës mund të jetë baza e një zgjidhjeje për aq kohë sa tregoni të mirat dhe të këqijat dhe bisedoni jo vetëm me ofruesit e një shërbimi, por edhe me ata që me sa duket përfitojnë. Bëni që kërkimi juaj të jetë në vëzhgim të dobësive për çfarëdo zgjidhje- mbani në mend që zgjidhjet nuk janë të përsosura. Për shembull, kjo histori dhe kjo raportojnë për programe jofitimprurëse që ndihmojnë njerëzit me të ardhura të ulëta të blejnë shtëpi rimorkio modulare si formë të strehimit të përballueshëm. Por ata gjithashtu diskutojnë problemet dhe dobësitë e mundshme të kësaj çështjeje- që pronësia e shtëpisë rimorkio gjithashtu mund të jetë e shfrytëzueshme në disa situata. Thjesht duke përfshirë të dy palët vë në përgjigje kontekstin dhe shmang kërcënimin ose leximin jo të mirë.

3
Është në rregull, nëse historia tregon një pjesë të zgjidhjes.

Shumica e problemeve me të vërtetë të mëdha nuk kanë ndonjë zgjidhje të lehtë e të madhe; kjo është ajo që i vështirëson problemet e mëdha. Është lehtë të ndjehesh sikur duhet që të gjesh zgjidhjen perfekte ose të plotë- por ato rrallëherë vijnë së bashku. Në vend të kësaj, liroje veten që të shkuani një zgjidhje të pjesshme duke pranuar se arritja e tyre është e limituar dhe se ende ka punë për të bërë e se përparimi mund të jetë rritje. Për shembull, merreni këtë histori që shkon për nënat, që mos t'ju nevojitet të marrin pushim për vizitat mjekësore në Camden, New Jersey. A do të funksionojë njësoj kudo dhe a e zgjidh problemin për të gjitha nënat e asaj zone? Jo. A po ndihmon shumë njerëz me një risi të vogël por të zgjuar? Po.

4
Ngjajshëm, mos hidhni poshtë asnjë çështje që dështoi.

Puna jote nuk është të gjesh zgjidhjen perfekte- përqafo dështimet si pjesë e gjetjes së praktikave dhe zgjidhjeve më të mira. Për shembull, merrni këtë storje në rrethinën e shkollës Yonkers, New York, ku qyteti bëri një lojë t’i bëjë nxënesit e shkollës së mesme të futen në kolegje. Programi i hyrjes në kolegj ishte një sukses i madh- me mbi 85% të gjimnazistëve duke u pranuar në kolegje- kryesisht në kolegje lokale. Kapja? Një vit më vonë, zbuluan se gati të gjithë këta studentë kishin lënë studimet. Përfshirja e dështimit në të vërtetë e bënë hyrjen në kolegj më rigoroze dhe të plotë. Pse u larguan studentët? Çfarë iniciative duhet të ndërmerret jo vetëm që t’i fusë nxënësit në kolegje, por t’i ndihmojë ata në marrjen e diplomës? Ky raportim i zgjidhjes është më i plotë sepse përfshin të metat dhe dështimet.

5
Mos keni frikë ta "paraqitni në skenë" një histori kur mund të raportoni.

Do të mësoni shumë rreth zgjidhjeve dhe praktikave më të mira gjatë zhvillimit tuaj dhe zonës ku do t’i vëni theksin. Është në rregull të bëni histori më të shkurtra si pjesë të zgjidhje së problemit më të madh- madje mund të mendosh për këtë si një seri të vogël. Për shembull, trafikimi me qenie njerëzore është problem në shumë qasje. Kjo histori eksploron zgjidhjet e zbatimit të ligjit për trafikim. Historia që pasoi eksploron ndërhyrjet dhe zgjidhjet e banesave për trafikim. Është në rregull ta evoluojmë zgjidhjen dhe t’i marrin lexuesit në këtë rrugë- nuk detyroheni të gjeni gjithçka, të jetë e gjitha, në fund të fundit.

MATJA DHE PËRDORIMI I PROVAVE

Ne përdorim një histori të lajmeve të Anchorage Daily News nga Kyle Hopkins në Udhëzuesin e shëndetit dhe trainimet tona. Është përgjigje e shkëlqyer për pyetjen "A mund të bëjë SoJo kur ka pak ose fare prova?" Kjo histori ka të bëjë me një program që nuk ka ndonjë vlerësim zyrtar. Por, sidoqoftë është një histori e shkëlqyer. Ne njoftojmë sesi Kyle Hopkins bëri një pjesë të rreptë dhe bindëse pa këtë dëshmi.