Çfarë lloj ndikimi mund të ketë gazetaria që ofron zgjidhje?

Duke u fokusuar në çfarë është duke funksionuar, artikujt e orientuar drejt zgjidhjes mund t’i ripërkufizojnë problemet në atë mënyrë që mund të nxisin mendim të ri te politikëbërësit, praktikuesit dhe anëtarët e komuniteti poashtu. Këtu janë disa shembuj:  

Sjell më shumë strategji efektive në vëmendjen e komunitetit

Rhiannon Meyers ka shkruar një seri një vjeçare të quajtur “Kostoja e Diabetit” në Corpus Christi Caller-Times. Edhe pse bashkia e Corpus Christi ka nivelin më të lartë të amputimit në Amerikë, sëmundja ishte injoruar dhe fshehur për një kohë të gjatë. Seritë kanë përfshirë tre artikuj me orientim të ofrimit të zgjidhjeve në pjesë të tjera të ShBA-ve e që në mënyrë të suksesshme e kanë trajtuar kujdesin ndaj diabetit. Meyers tha: “Artikujt që ofruan zgjidhje… morën ndoshta më së shumti komente dhe ishin më kontroversët— e kjo mendoj që në rend të parë ka qenë si shkak i irritimeve të ofruesve të shërbimeve në këtë komunitet... [Ato] me siguri që kanë qenë storiet me më së shumti brum në këtë seri. Këta artikuj kanë ngjallur më së shumti diskutime rreth asaj se çfarë mund të bëjmë ndryshe dhe çka nuk jemi duke bërë tani.”

I deligjitimon arsyet për mos-veprim.

Duke treguar që diçka po funksionon në një vend, largohen arsyetimet për dështimet diku tjetër. Në fillim të mijëvjeçarit, ilaçet për HIV/AIDS ishin aq të shtrenjta saqë virusi esencialisht është konsideruar si dënim me vdekje në vendet në zhvillim. Tina Rosenberg ka shkruar një artikull për The New York Times Magazine në vitin 2001 që hulumtoi këtë problem, por nën një llupë tjetër. Ajo diskutoi se si Brazili kishte reduktuar çmimet e ilaçeve në mënyrë të ndjeshme dhe se si e kishte menaxhuar regjimin kompleks të trajtimit. Ajo po ashtu solli edhe këndvështrimin hulumtues në paraqitjen e sjelljeve të zyrtarëve të ShBA-së dhe kompanive farmaceutike. Artikulli i Rosenbergut i bëri shumë vendimarrës që të vëjnë në pikëpyetje pretendimet e përdorura atëherë për të arsyetuar çmimet e larta të ilaçeve, dhe është cituar si faktor që ka kontribuar në krijimin e Fondit Global për të Luftuar Sidën, Tuberkulozin dhe Malarian.

Ekspozon një organizatë kundrejt një ideje të fuqishme që mund ta transformojë ndikimin e saj

Fushata 100,000 Shtëpi përpiqej që në mënyrë të ndjeshme të rriste nivelin e strehimit për të pastrehët kronikë në të gjithë vendin. Në vitin e dytë, u bë e qartë që fushata nuk ishte në kahjen e duhur në arritjen e qëllimit të vet. Në ndërkohë, liderët e saj lexuan një kolumne për Rezultatet e Shpejta (Rapid Results), në New York Times një strategji për të sfiduar një komunitet për t’u mobilizuar dhe organizuar për të arritur qëllime të guximshme në 100 ditë. Zyrtarët e Fushatës kontaktuan me “Rezultatet e Shpejta” dhe aprovuan një strategji, duke e zbatuar atë në komunitete në të gjithë vendin. Në korrik të vitit 2014, fushata lajmëroi që i kishte arritur qëllimet e saj duke i bërë më shtëpi 100,000 njerëz të pastrehë. Organizatorët thonë që suksesi drejtpërdrejtë lidhej me bashkëpunimin me “Rezultatet e Shpejta”.

Ndryshon mënyrën e komunikimit të komunitetit dhe politikën zyrtare

Raportuesja e Milwaukee Journal-Sentinel, Meg Kissinger, ka mbuluar shëndetin mendor përgjatë shumicës së karrierës së saj. Por ndikimi më i madh i saj erdhi nga seria e saj e vitit 2013, “Chronic Crisis,” që dokumentoi se si pacientët vazhduan të vdesin nga abuzimi dhe neglizhimi, dhe po ashtu raportoi për metodat për të reformuar sistemin. Menjëherë pas serisë së artikujve, Milwaukee hoqi kontrollin politik nga politika e shëndetit mendor dhe krijoi Bordin jo politik për shëndet mendor të Milwaukee, me ekspertë të shëndetit mendor si anëtarë të bordit. Përveç kësaj, buxheti i ri i qytetit ofron një rritje të madhe për kujdesin e shëndetit mendor. “Chronic Crisis” ka përfshirë tre artikuj të fokusuar në zgjidhje, që sipas Kissingerit ishin thelbësore në ndikimin e serisë. “Është diçka të flasësh për problemet, dhe ka shumë sosh në Sistemin e Shëndetit Mendor të Qarkut të Milwaukee, por vlera e vërtetë për lexuesin është që ta dinë se si një komunitet e ka zgjidhur dhe ndryshuar një çështje”, tha ajo.

Rimendoni një status quo

Çka nëse Michael Lewis do të kishte vendosur që ta trajtonte efektin shtrembërues të parave në bejzboll duke u fokusuar në një ekip që kishte pak buxhet – dhe si rezultat ishte një humbës i vazhdueshëm. A do ta kishte lexuar dikush atë, apo mësuar diçka nga artikulli? Përkundrazi, ai përzgjodhi qasjen që ofron zgjidhje – dhe ndryshoi sportin përgjithmonë me Moneyball.

“Përgjigja që kemi marrë nga lexuesit ka qenë mahnitëse… kemi pasur reagime që nuk ka pasur më herët. Dialog i tillë çfarë nuk ka ndodhur më parë, po ndodh tani”

Kathy Best portrait
Kathy Best
The Seattle Times