Gazetaria që ofron Zgjidhje dhe Hulumtimet

Në shumë mënyra, raportimi hulumtues është mjet ideal për gazetarinë që ofron zgjidhje. Mekanika e raportimit në thelb është e njejtë në të dy rastet: reporterët duhet të kuptojnë jo vetëm atë që ndodhi, por si dhe pse ndodhi.

Nëse bëhet në mënyrën e duhur, gazetaria që ofron zgjidhje mund të forcojë edhe hetimet më të vështira. Është mënyrë për të mbajtur përgjegjës zyrtarët publik jo vetëm për gjërat e këqija që mund t'i bëjnë, por edhe për gjërat e mira që nuk po i provojnë. Profilizimi i shembujve të suksesit heq çdo justifikim për sjelljen e keqe. Gjithashtu është mënyrë e freskët, më miqësore për lexuesit për të raportuar mbi një temë depresive.

Këtu janë dy mënyra si mund të shtoni një fokus të zgjidhjeve në serinë tuaj të ardhshme hetimore:

Theksoni dallimet në hetimin tuaj duke ekspozuar një histori zgjidhjesh

Forconi ekspozeun tuaj duke raportuar për një vend të krahasueshëm ose të afërt që po e bën më mirë. Shumë seri hulumtuese japin përmendje të saktë për përgjigjet më të mira. Mos e humb atë histori! Përdoreni për të ekspolurar thellëshisht pse ajo përgjigje funksionon dhe çfarë mësojnë të tjerët prej tij.

Hetimi i Katherine Mieszkowski në Qendrën për Investigime Hetuese shqyrtoi vështirësitë me të cilat përballen pridërit e Kalifornisë kur kërkojnë informacion jetësor në lidhje me sigurinë potenciale që sigurimi shëndetësor i fëmijëve ofron. Ky ishte hap i parë kritik për t'i mbajtur krijuesit e politikave përgjegjës. Por si shumë hulumtime, ishte vetën hapi i parë i cili theksoi pamjaftueshmërinë e sistemit të vjetëruar të Kalifornisë që nxiti zemërim, por nuk dha përgjigje për atë që prindërit mund të mbrojnë.

Courtney Martin më vonë raportoi për Indiana, shtet ku inspektorët po pëdorin teknologjinë e fundit- duke përfshirë tabletët në terren-dhe administratorët po strukturojnë shëbrmine të drejtpërdrejta në internet, personalisht dhe përmes telefonit, në mënyrë që prindrit e zënë, të stërlodhur të marrin informacionin e nevojshëm për sigurinë e fëmijëve të tyre. Tani prindërit e Kalifornisë jo vetëm që kanë njohuri për parregullsitë, por shembuj të zbatueshëm për të treguar kur kërkojnë shërbime më të mira.

Kornizoni hulumtimin tuaj me një storje që ofron zgjidhje

Le të themi se po ekspozoni sjellje të këqija. Për shembull, lobistët e industrisë së infermierisë bindin legjislaturat e shtetit që të sillen më mirë ndaj abuzimit të shtëpive të pleqve. Ose, industria fitimprurëse e burgjeve zhvillon një fushatë të marrëdhënieve me publikun që i mban shtetet të krijojnë gjykata të drogës dhe alternativa të tjera për burgun.

A ka arritur ndonjë vend që me anë të presionit të bëjë gjënë e duhur? Nëse po, mund të tregoni historinë e përpjekjeve të suksesshme të një vendi për ta kundërshtuar atë. Gjatë procesit, ju mundeni të raportoni mbi gjithçka që do të kishit vënë nën kornizimin tradicional të ekspozimit. Në pjesën tonë mbi raportimin e zgjidhjeve dhe ndikimit, ne flasim sesi Tina Rosenberg bëri vetëm këtë në hetimin e saj sesi Brazili trajtoi epideminë e HIV/AIDS në fund të shekullit.